Flamuri i Maqedonisë së Veriut valvitet në selinë e NATO-s

Pas përmbylljes së procesit të ratifikimit të protokolleve nga shtetet anëtare, sot është ngritur flamuri i Maqedonisë së Veriut në selinë e NATO-s në Bruksel, shkruan Gazeta Express.

Procesit të anëtarësit në NATO i priu Marrëveshja e Prespës e cila i dha fund kontestit disa vjeçar me Greqinë fqinje. Maqedonia e Veriut është bërë anëtarja e 30-të e Aleancës më të fuqishme ushtarake, NATO-s.

Këtë moment historik për Maqedoninë e uroi edhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg:

“I dëshirojmë mirëseardhje Maqedonisë së Veriut në familjen e NATO-s. Ky është moment historik për Maqedoninë e Veriut, vjen në një kohë të koronavirusit. Maqedonia e Veriut dhe Greqia arritën marrëveshje historike për emrin. Marrëveshja e Prespës kontribuoi për anëtarësimin në NATO.  Puna juaj e mundësoi këtë ditë. Është mirë për rajonin”, ka thënë Stoltenberg.