Kosova nuk ka teste për koronavirusin, Serbia i ofron ndihmë

Kosova nuk ka teste për koronavirusin, Serbia i ofron ndihmë

Serbia i ofron ndihmë Kosovës në furnizimin me teste, një ditë pasi kjo e fundit bëri të ditur se aktualisht ka vetëm 600 teste në gjendje, të cilat mjaftojnë për të kryer testimet vetëm për pak ditë.

Lidhur me këtë fakt sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë Naim Bardiqi në një email dërguar Ministrit në detyrë, Arben Vitia ku kërkon që të lehtësohet importi i këtyre testeve në pikën kufitare në Jarinjë.

Ai kërkon të caktohet personi përgjegjës nga IKSHPK që të mbetet në kontakt me palën nga Serbia, që do të sjellë testet për koronavirus në Jarinjë.

Dje është bërë e ditur se Kosova aktualisht ka vetëm 600 teste te cilat mjaftojnë vetem për 3-4 ditë varësisht nga numri i analizave që bëhen.

Institucionet kosovare kanë deklaruar se pritet ardhja e 2000 testeve të reja, por nuk ka një afat të caktuar për këtë./abcnews.al