Sot dita e pensionistëve

Duke u nisur nga sot dhe në vazhdim, pensionistët shqitarë, personave më të rrezikuar nga infektimi me coronavirus, do të kenë mundësi të dalin çdo mëngjes nga shtëpitë e tyre për shëtitje. “Është e domosdoshme që pensionistët t’i lehtësojmë, nesër është dita e tyre në gjithë Shqipërinë. Në zonat tuaja të gjelbra, do e kenë lirinë deri ne 8 e 30 edhe gjatë javës, s’do dalë njeri tjetër, do dalin vetëm ata, por jo domino edhe të tjera, sepse rrezikojnë jetën” tha një ditë më parë kryeministri Edi Rama.
Të shtunën prej mëngjesit në të gjitha qytetet janë parë penisonistë që me shëtitjet e tyre po i gëzohen kohës së mirë dhe me diell që ka përfshirë vendin. Mendohet se si javën e kaluar dita e djelë do tu kushtohet nënave me fëmijë. Pas shëtitjeve te dedikuara, të shtunën dhe të dielën, qytetet do të përjetojnë karantinën e këtyre javëve me shpresën se situata do të lehtësohet.