provimet e para në kohë pandemie

Hong Kong, zbuloni si po zhvillohen provimet e para në botë në kohë pandemie

Nxënësit në Hong Kong ishin ndër të parët në botë që bënë provimet përfundimtare të shkollës së mesme të premten; të gjithë mbanin maska për fytyrën dhe i kontrolluan për temperaturë .

Provimi i diplomës së arsimit të mesëm u dha me një vonesë katër-javore pasi numri i rasteve të reja të koronavirusit ra, megjithëse masat për distancimin shoqëror mbeten në të gjithë qytetin.

Shkollat e Hong Kongut janë mbyllur që nga fundi i janarit. Qyteti raportoi dy raste të tjera të koronavirusit të enjten, duke regjistruar në total 1,036 raste. Katër persona kanë vdekur. Të hënën, qyteti nuk raportoi asnjë rast të ri për herë të parë që nga fillimi i marsit.

Nxënësve iu kërkua të mbërrinin më herët për kontrollin e temperaturës, ndërsa maskat në fytyrë ishin të detyrueshme, dezinfektuesit e duarve ishin të disponueshëm dhe tavolinat ishin 2 metra larg nga njera-tjetra.

Gjithashtu iu kërkua të paraqisnin një formular të deklaratës shëndetësore. Disa kandidatë ishin akoma të pasigurt nëse provimet duhej të ishin zhvilluar ndërsa qyteti ende po raportonte raste të reja.

“Eshtë sikur ne të rrezikojmë jetën tonë për një vend në universitet dhe as e dimë në do të kemi sukses,” tha Rita Hung, 18 vjeçe, para se të hynte brenda.

Më shumë se 3000 nxënës dhanë provimet të premten. Në përgjithësi, rreth 52,000 nxënës të tjerë do të zhvillojnë provimet muajin e ardhshëm./abcnews.al