Stina e pranverës është gjithmonë e shoqëruar me shpërthimin e alergjive, por kjo e këtij viti edhe me një virus, shenjat e para të të cilit mund t’ju bëjnë konfuzë. Dhe nuk jeni të vetmit. Çelja e bimëve dhe ndryshimi i temperaturave krijojnë një atmosferë aspak miqësore për njerëzit që vuajnë nga alergjitë. Por fillimisht duhet të kuptojmë se çfarë ndodh me trupin tonë gjatë kësaj periudhe dhe përse ndodh alergjia.

Stina e pranverës është e shoqëruar me alergjitë që lidhen me bimët dhe polenet e tyre. Në mometin e çeljes së bimëve çlirohen polenet e tyre. Ato janë shumë të vogla sa era mund t’i shpërndajë deri në 50 kilometra. Gjatë procesit të frymëmarrjes, polenat e bimëve futen në organizmin e njerëzve. Sistemi imunitar i individit vlerëson polenin apo organizmin që hyn dhe e klasifikon si ‘armik’ të tij dhe këtu fillon një ‘luftë’ mes trupit dhe polenit. Efektet e kësaj ‘lufte’ janë zakonisht simptomat e alergjisë si teshtimat, kruajtja e syve, dhimbjet e fytit, hundët dhe nëse kemi një gjendje më të acaruar, mund të shoqërohet me kollë e deri në astmë. Poooor, nuk është Covid-19. Si ta kuptosh dhe si të veprosh në rastet kur ke këto shenja alergjie.

1. Evito qëndrimin në ambiente me shumë pemë apo aty ku pritet bari 

Sa më shumë bimë të ketë, aq më i madh është propabiliteti i një reaksioni alergjik. Për ata persona që kanë alergji nga bari është e rekomandueshme të qëndrojnë shumë larg ambienteve ku pritet bari, sepse ky proces shpërndan më shumë në sasi polenin e tyre.

2. Mbaj syze

Mbajtja e syzeve do të siguronte një mbrojtje nga polenat, çka do të sillte më pak irritim dhe kruajtje të tyre.

3. Mbaj kapele ose laj kokën çdo mbrëmje

Mbajtja e kapeles do të ulte sasinë e polenit të mbledhur në flokun tuaj. Nëse nuk mbani dot një kapele, atëhre duhet të lani kokën çdo natë që të pastroni folkun nga polenat. Kjo do të ndihmonte në një natë më të qetë.

4. Mos i mbaj në ambientin ku rri rrobat që ke veshur gjatë ditës

E mira është që rrobat e jashtme si xhinset apo bluzat të ndërrohen çdo ditë dhe të lahen që të pastrohen nga polenet. Nëse ka rroba delikate që mund të prishen nga larjet e shpeshta duhet që ato t’i lini jashtë gjatë natës që të mund të ajrosen.

5. Mbaj maskë mjeku

Nëse ju duhet të kaloni në ambiente që kanë shumë bimësi duhet që të mbani maskë mjeku që të minimizoni futjen e polenit në organizëm.

/classlifestyle.com/