Çfarë Sugjerojnë Psikologët Për Të Shmangur Stresin Gjatë Këtyre Ditëve

Për shumë njerëz është tejet e vështirë që gjatë këtyre ditëve të qëndrojnë të qetë ndërsa marrin informacione pa fund rreth përhapjes së koronavirusit. “Zërit të Amerikës”  bisedoi me psikologët lidhur me disa prej mënyrave efektive për të luftuar ankthin e për të qëndruar të qetë gjatë kësaj periudhe sfiduese. Gjatë këtyre ditëve është e vështirë të mos shohësh lajmet në televizor që shfaqin ndër të tjera grafikë shqetësues rreth përhapjes së koronavirusit. Për disa njerëz kjo shkakton panik dhe rrit nivelin e ankthit. Sipas psikologes dhe shkencëtares MaryAlvord, paniku është një reagim i natyrshëm i njeriut ndaj stresit. “Ka të bëjë me atë se çfarë ndjejmë kur kemi nevojë për të mbijetuar. Ndaj ju shihni rafte në dyqane të boshatisur nga uji edhe pse nuk ka mungesë uji. Në të vërtetë nuk kemi nevojë për pesë koli me ujë. Tashmë dyqanet po kufizojnë sasinë që blihet nga çdo individ, në dytë tilla”, thotë Mary Alvord, Drejtore e Kërkimeve Klinike, në Shoqatën Amerikane të Psikologëve. Psikologët shtojnë se është jashtëzakonisht e rëndësishme të dish se ku t’i zgjedhësh lajmet gjatë këtyre ditëve në mënyrë që të jesh i mirë-informuar. Të Kontrollosh Emocionet E rëndësishme është thotë ekspertja është që të kontrollosh emocionet e të shmangësh panikun. “Madje mund ta shohim këtë gjë si mundësi. Po të qëndroni në shtëpi më shumë, mund të lidheni me të afërmit ose miqtë me të cilët nuk keni folur për një kohë të gjatë …çdo krizë mund te shihet simundësi”, thotë ajo. Psikologia VaileWright thotë se nuk duhet të nënvlerësojmë fuqinë e rutinës. Programimi dhe rutina na ndihmojnë të ruajmë qetësisë dhena jep ndjesinë e normalitetit që shumë njerëz mendojnë se … Read More