Paralajmërimi i Kinës: SHBA është në prag të një Lufte të Ftohtë me Pekinin

Kina ka deklaruar se disa “forca politike” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë vënë në rrezik marrëdhëniet bilaterale mes dy forcave. Kështu, sipas asaj që thuhet, kjo situatë mund t’i çojë dy nga forcat më të mëdha ekonomike të botës në “një Luftë të Ftohtë”.

Duke folur në Kongresin Kombëtar të Popullit në Pekin të Dielën, Ministri i Jashtëm Kinez Wang Wu tha se “një virus politik po përhapet në Shtetet e Bashkuara” i cili “po përdor çdo mundësi për të sulmuar dhe përbaltur Kinën”.

Wang u shpreh se Kina nuk ka ndërmend të ndryshojë ose zëvendësojë SHBA-të dhe që ShBA-të  duhet lënë mënjanë “mendimin e tyre të dëshiruar për ndryshimin e Kinës dhe ndalimin e 1.4 miliardë njerëzve në marshimin e tyre historik drejt modernizimit”.

Administrata Trump është përplasur me Pekinin në lidhje me një sërë çështjesh muajt e fundit, përfshirë tregtinë, teknologjinë dhe pandeminë e koronavirusit. Trump në muajt e fundit ka deklaruar disa herë se virusi ka dalë nga një laborator në Wuhan, qyteti qendror kinez i cili tashmë është cilësuar edhe si epiqendra e virusit.

Ligji i propozuar i Kinës për Sigurinë për Hong Kong është pika e fundit që është bërë shkak tensionesh mes dy palëve. Ky ligj, sipas kritikëve, vë në rrezik statusin gjysmë automon të Hong Kongut. /abcnews.al/