Rekordi unik i Klinsmann, askush si sulmuesi gjerman në Premier League

Jurgen Klinsmann ka një rekord unik në Premier League, gjatë kohës kur luante për skuadrën e Tottenham. Me ekipin londinez, në maj të 1998-ës, Klinsmann mposhti i vetëm ekipin e Wimbledon.

“Gjelat” e Londrës fituan me rezultatin 6-2 dhe në të gjashtë golat, kishte meritë ish-sulmuesi gjerman. Plot 4 gola dhe dy asiste, duke u bërë lojtari i parë dhe i vetëm në historinë e Premier League që bëhet protagonist në 6 gola në një takim. Fantastik!/abcnews.al