Sadiku: Ëndërroj rekordin e Bogdanit, më mungon shumë kombëtarja

Sadiku: Ëndërroj rekordin e Bogdanit, më mungon shumë kombëtarja

Armando Sadiku është një futbollist që jeton me golin. Sulmuesi i Malaga në divizionin e dytë të futbollit spanjoll, prek disa tema në lidhjen direkte me “Fan Zone” në Supersport dhe zbulon objektivin e madh për t’u bërë golashënuesi më i mirë i historisë së kombëtares kuqezi, aty ku ka shënuar 12 gola deri tani.

STËRVITJA – “Kam bërë stërvitje në shtëpi, kam një tarracë te shtëpia dhe bëj stërvitjen që na ka dhënë ekipi, por bëj edhe vetë”.

MALAGA – “Klubi ka pasur shumë probleme. Në fillim të kampionatit nuk mundi të federojë katër lojtarë. Normale që vlera e klubit do bie. Këto nuk më interesojnë mua, dua vetëm të jap më të mirën në fushën e lojës”.

KOMBËTARJA – “U bë një periudhë e gjatë që nuk vij në kombëtare. Kam pasur shumë probleme dhe e kam pasur të pamundur. Isha në listë për në mars, por ndeshja nuk u luajt. Më mungon shumë kombëtarja dhe emocionet me fanellën kuqezi”.

REKORDI I GOLAVE – “Është një nga ëndrrat e mia të thyej rekordin e Bogdanit (18 gola). Unë jetoj për golin dhe do të ishte një ëndërr që ta thyeja atë rekord”.

VIDEO ME BAREN – “Po bënim një kuic, unë duhet të thosha se çfarë do bënte Keidi po të mos bëhej futbollist dhe shënova në letër se do bëhej këngëtar. Më pas nisi të këndojë himnin e Shqipërisë”. /abcnews.al