Spasovski: Anëtarësimi në NATO është arritja më e madhe në histori

Kryeministri teknik, Oliver Spasovski ka thënë se sot po realizohet arritja më e madhe e Maqedonisë së Veriut që nga pavarësia e deri tani, përcjell Gazeta Express.

“Flamuri i RMV-së sot u ngrit në rrethin e flamujve të familjes së Aleancës së NATO-s. Ishte rrugë e gjatë, por shpërblimi që arriti sot, me pamjen e flamurit tonë në selinë e NATO-s në Bruksel, e merituam. Jini krenarë, bashkëqytetarë, flamuri i RMV-së është simbol i ardhmërisë së sigurt dhe prosperitetit të vendit tonë. Sot kemi një betejë me koronavirusin por do të lejojmë që për një moment të gëzohemi, të shkruhet se sot është një dit për t’u mbajtur mend, ditë historike, ditë kur flamuri ynë valëvitet së bashku dhe në mënyrë të barabartë me të gjithë anëtarët tjerë të familjes së Aleancës. Shumë shpejt pas pavarësisë së vendit jemi nisur për realizimin e këtij qëllimi strategjik, u ballafaquam dhe i kaluam të gjitha sfidat në 3 vitet e fundit, i bëmë reformat kyçe dhe i sollëm vendimet historike që e kanë shtyrë fuqishëm përpara procesin tonë euroatlantik, që ishte i rrezikuar seriozisht. Me vendimet e mëdha u bëmë shtet më i mirë dhe shoqëri më e mirë dhe shpërblimi erdhi në mënyrë të merituar”, ka deklaruar kryeministri teknik, Oliver Spasovski, raporton SHENJA.

/gazetaexpress