Xhepa: Pandemia do lerë pasoja të rënda, duhet riformatim i ekonomisë

I ftuar në studion e Abc News, eksperti i ekonomisë Selami Xhepa foli për situatën në vend dhe pasojat e Pandemisë.

Xhepa u ndal fillimisht tek shtyrja e afatit të kredive edhe për tre muaj. Sipas tij ky vendim u jep edhe njëherë mundësi bankave që të rinegociojnë me investitorët e vet.

“Duke qene se jemi në një periudhë të rënies ekonomike probabiliteti i falimentit të bizneseve rritet shumë. Dhe nëse BSH do ti qëndronte strikte rregullave të vetat të menaxhimit të kredisë atëherë ajo që do të ndodhte do të ishte një rëndim i portofolit të kredive jo performuese.

E para njëherë këtu nuk bëhet fjalë për fshirje të interesave. Hapësira që krijon banka e Shqipërisë e bën këtë proces të lartë. Nuk është vetëm shtyrja për këstet por është edhe mundësia që u krijohet bankave të rinegociojnë edhe njëherë me investitorë sidomos me ata me nivel të lartë për të rinegociuar edhe njëherë termat e kredive. Asnjëra palë nuk ka fitim nëse biznesi do falimentonte”, tha ai.

Xhepa theksoi më tej se ekonomia bllokimi i ekonomisë që nga marsi  do të sjellë pasoja të rënda. Sipas tij edhe pasojat e rimëkëmbjes së ekonomisë do të jenë afatgjata. Xhepa thekson se kjo situatë duhet të shërbeje edhe për riformatimin e ekonomisë.

“Pasojat afatshkurtra janë shumë serioze mos harrojmë që aktiviteti ekonomik ka filluar të ketë renie të theksuara duke filluar nga muaji mars. Kjo tregon se kemi më shumë se 50% të aktivitetit të ekonomisë. Një rënie me 63% të importeve dhe eksporteve. Ekonomia pothuajse është e bllokuar. Kjo nga ana e vet shoqërohet me të ardhurat e buxhetit, përtej faljeve që janë bërë. Në afat të shkurtër rënia ekonomike që mund të jetë edhe 10%, por kjo varet, nëse mbyllja mund të rikthehet sërish atëherë bëhet fjalë për një kërcënim serioz të ekonomisë.

Edhe procesi i shërimit të ekonomisë do të jetë afatgjatë dhe unë mendoj se ka nevojë të hapim edhe njëherë një debat të brendshëm për riformatimin e ekonomisë. Shoqëria dhe ekonomia duhet të përgatitet që të përballet me situata të tilla edhe në të ardhmen. Kjo do të thotë se duhet të sillemi me përgjegjshëmri me financat publike. Dhe kjo na bën kritizerë të atyre që kanë ndodhur deri tani, sepse janë rritur borxhet dhe detyrimet e fshehta me kontratat koncesionar.

Nëse vendet e tjera kanë marrë paketa më agresive, e kanë bërë se kanë pasur mundësinë. Ndërsa Shqipëria ka nivel të lartë të të papunëve dhe të tjera, çka do të thotë që ne duhet të mendojmë se sio duhet të ndërtojmë një ekonomi të shëndetshme”, u shpreh eksperti. /abcnews.al